Mitrovicë, i mituri plagos një të mitur tjetër me armë zjarri

Një plagosje aksidentale ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë.

I dyshuari dhe viktima janë të mitur, ndërsa ky i fundit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole e llojit Zastava, njofton Policia.

Vepra është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjitshëm”, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Related Posts