Serbia nё prag tё luftёs civile
Protestat në Serbi kanë arritur një kulm të ri, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha dhe më të qëndrueshme kundër qeverisë në dekadat e fundit.
Këto protesta shpërthyen pas shembjes tragjike të çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe nxiti akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.
Por, a mund të reflektojë e njejta edhe në Kosove, apo në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe?
Eksperti i sigurisё, Fidair Berisha, në një pronocim për “Bota sot”, thotë se protestat e studentëve në Serbi, që nisën në nëntor 2024, po vazhdojnë me vendosmëri dhe mund të çojnë deri në rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Ai theksoi se, ndonëse Serbia ka kaluar kriza politike e vrasje të karakterit politik, deri tani nuk ka pasur luftë civile. Megjithatë, sipas tij, situata që po përshkallëzohet mund të sjellë edhe këtë rrezik.
“Përplasjet mes përkrahësve të Vuçiqit dhe protestuesve mund të shndërrohen në kërcënim serioz për luftë civile. Presidenti Vuçiq po përdor ushtrinë, policinë dhe strukturat tjera të sigurisë kundër studentëve, duke i akuzuar ata se po e rrezikojnë rendin kushtetues.
“Nga muaji nёntor tё vitit 2024, nё Serbi vazhdojnё protestat e studentёve, njёherit ata po vazhdojnё edhe mё tutje madje deri nё rrёzimin nga pushteti tё presidentit Vuqiq. Shihet se situata ёshtё shumё serioze dhe se vendosshmёria e studentëve dhe pёrkrahësve tё tyre mund tё themi se ka gjasa qё tё pёrmbyset pushteti i presidentitVuqiq. Sa i pёrket luftёs civile, pёrkundёr se nё Serbi ka pas pёrmbysje tё pushtetit dhe deri te vrasjet politike, mirёpo deri më tani nuk ka pas lufte civile. Megjithatë kur shohim situatën e cila po agravohet veçënarisht kohёve të fundit mund tё them se nuk pёrjashtohet mundёsia edhe pёr luftё civile.
Pёrleshjet nё mes dy grupeve, pёrkrahёsve të presidentit Vuqiq dhe protestuesve nё njёrën anё mund tё sjellin deri te njё rrezik edhe më tё madh drejt luftёs civile. Presidenti Vuqiq kurrsesi nuk dёshiron tё dorёhiqet dhe ai gjithnjё po pёrdorё ushtrinё, policinё, xhandarmёrinë, beretat e kuqe dhe mekanizmat tjerё kundёr stundentёve dhe pёrkrahёsve tё tyre, madje ai vazhdon duke i fajësuar dhe kёrcёnuar protestuesit kinse ata po e rrezikojnё rendin kushtetues dhe se ata janё duke sulmuar shtetin e Serbisё”, shpejgon ai.
Tutje, Berisha, thekson se presidenti Vuçiq po përdor kërcënime dhe mekanizmat shtetërorë kundër protestuesve, duke mos treguar interesim për dialog. Ai thekson se vendosmëria e studentëve e bën situatën edhe më të rëndë, ndërsa të dyja palët po akuzojnë njëra-tjetrën për nxitje të luftës civile.
Berisha paralajmëron se Vuçiq, për të ruajtur pushtetin, mund të tentojë të krijojë tensione edhe në veriun e Mitrovicës për të shpërqendruar opinionin serb.
“Vuqiq po pёrdorё kёrcёnime duke thёnё se shteti do tё merr vendime ndryshe duke i pёrdorё tё gjitha masat nёpёrmjet mekanizmave shtetёror kundёr tё gjithё atyre qё po e rrezikojnё drejtpёrdrejtё shtetin serb. Nga veprimet e Vuqiqit shihet se ka s’ka interesim pёr dialog me palёn protestuese, dhe shohim se ai ekspozon vetёm forcё dhe deshiron ta ketë kontrollin ndaj masёs, po ashtu mund tё themi se kjo situatё do vazhdojё tё eskaloj edhe shumё. Vendosshmëria e palëkundur e studentёve nё Serbi sigurisht qё do tё jetë njё situatё shumё e rёndё pёr presidentin Vuqiq, ku tё dyja palёt po e akuzojnë njëra tjetrёn pёr nxitje drejt luftёs civile. Vuqiq pёr tё qёndruar në pushtet do tё pёrdorё tё gjitha mekanizmat shtetёror, mirёpo atij do t’i bёnte favor nëse do tё mund tё krijonte ndonjё situatё konflikti nё pjesёn veriore tё Mitrovicёs duke shpёrqendruar vëmendjen e opinionit serb nё Kosovё”, përfundon ai për “Bota sot”.
The post Mitrovica nën sy të Beogradit! Eksperti: Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb appeared first on Kosovapost.net.