Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video)

Në “Riyadh” po luhet supersfida e Arabisë Saudite, Al-Nassr-Al-Ittihad, dy ekipet pretendente për titullin. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për miqtë. Në minutën e 15-të ishte Karim Benzema që kaloi në avantazh miqtë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Diaby. SHIKOGOLIN

Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me Angelo. Sulmuesi brazilian shënoi pas një topi të futur në zonë nga Cristiano Ronaldo dhe të devijuar nga kundërshtari, Angelo me një goditje të fuqishme e dërgoi në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në fund të pjesës së parë, Houssem Aouar kalon në avantazh 1-2 Al-Ittihad, pas një asist të jashtëzakonshëm nga Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe njëherë që është një lojtar klasi dhe me siguri e pret një e ardhme e madhe. SHIKOASISTINEMITAJ

The post Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video) appeared first on Telesport.