Ish-ushtarë të UÇK’së por edhe dëshmitarë, të ftuar nga Gjykata Speciale po i pranojnë ftesat në forma të ndryshme.
Ishte duke bërë fushatë parazgjedhore në Deçan, kur mori një telefonatë.
E Time Kadriajn nuk e telefonoi ndokush nga të njohurit e saj.
Në telefon asaj ju paraqit një hetues nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Time Kadrijaj ishte çuditur nga kjo mënyrë e kontaktimit, pasi që asaj nuk iu kishte dërguar ndonjë ftesë e shkruar.
Pas një muaji ajo mori edhe një telefonatë nga të njëjtit hetues, ndërsa kësaj radhe caktuan një takim në një nga restorantet e Prishtinës.
‘Më telefonuan pas një muaj, dhe ftesa mu ka dorëzu në Baron, aty më është thënë që janë sistemuar, kanë qenë dy vetë dhe aty është bërë dorëzim-pranimi i ftesës’.
Kadrijaj, tutje tregon se mendoi që dikush po e manipulonte.
Pasi sipas saj, për t’u dërguar një ftesë aq zyrtare do duhej të kontaktohej vendi i punës, apo një formë e ngjashme dhe jo të dorëzohej në lokale.
‘Kom mëndu mos dikush, osht duke u shtir dhe po mundohet të manipulojë..”
‘Shumë çuditshëm, pasi do duhej me qenë një procedurë e rregullt, të kontaktohej një vend i punës, që me pas kredibilitetin ftesa, dhe jo të thërrasin në telefon pastaj një kohë nuk lajmërohen dhe të caktojnë një restoran për dorëzim pranim të ftesë.
Edhe nga OVL e UÇK’së, thonë se kjo formë e dorëzimit të ftesave nga hetues të Dhomave të Specializuara, është e shpeshtë.
Madje, thonë se ftesa ish ushtarët e UÇK’së pranuan edhe në rrugë.
Mirëpo, Hysni Gucati kërkon që të gjithë ata që tani e tutje ftohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ta kërkojnë formën më zyrtare të pranimit të ftesës.
Ndërkohë, avokati Arianit Koci, thotë se klientët e tij, nuk kanë pasur probleme të tilla.
Ndryshe, sipas OVL e UCK’së, gati 20 persona morën ftesa nga Gjykata Speciale, vetëm javën e fundit.