“Mishërojnë frymën e partneritetit SHBA-Kosovë”, ambasada amerikane nderon punën e kosovarëve aty

Ambasada amerikane në vend ka nderuar punën e të punësuarve kosovarë në këtë institucion.

Ajo tha se ata e forcojnë lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe i cilësoi si shembull i “përsosmërinë në diplomaci.

“Komuniteti i Ambasadës së SHBA-së u mblodh sot për të nderuar dhe vlerësuar stafin tonë të punësuar vendas — kolegë të jashtëzakonshëm kosovarë, përkushtimi dhe shërbimi i të cilëve mishërojnë frymën e partneritetit SHBA–Kosovë. Përmes traditës, shërbimit dhe bashkëpunimit, ata forcojnë lidhjen SHBA-Kosovë dhe janë shembull i përsosmërisë në diplomaci”, tha ambasada.