Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, me 25 gola me fanellën e Atalantës, është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite. Sulmuesi 26-vjeçar do të transferohet tek Al Qadsiah pët 70 milionë euro, sipas asaj që raporton gazetari Michele Criscitiello i SportItalia.com.
Klubi arab i ka ofruar sulmuesit italian një kontarë 3-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një vit, me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon. Në anën tjetër, për të bindur Atalantën të lirë të lirë sulmuesin e saj, klubi arab ofron një shifër të frikshme 70 milionë euro.
Kujtojmë që Retegui ka qenë më parë pjesë e kombëtares argjentinase, por vetëm para dy vitesh vendosi të përfaqësojë Italinë dhe nga ai moment karriera e tij ndryshoi për mirë. Në verën e vitit 2023, Retegui u transferua nga Tigre te Genoa për 16 milionë euro, pas vetëm një sezoni ndryshoi ekip dhe u transferua tek Atalanta për 20 milionë euro.
Edhe te bergmasakët qëndron vetëm një sezon dhe tani do të shkojë në Arabinë Saudite. Zyrtarizimi është çështje orësh.
The post Mirupafshim Serie A! Golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit i habit të gjithë me ekipin e ri appeared first on Telesport.