Mirupafshim Real Madrid, “fajtori” kryesor për humbjen ndaj City-t i “shkel” syrin Galatasaray-it

Antonio Rudiger nuk do të presë fundin e sezonit për t’u larguar si lojtar i lirë nga Real Madrid, por do të largohet që në merkaton e janarit.

Gjermani ka një rënie të ndjeshme të formës së tij dhe ka marrë shumë kritika për paraqitjet e fundit. Rudiger u konsiderua edhe si fajtori kryesor në humbjen e fundit të Real Madrid 1-2 ndaj Man. City në Champions League.

Në këtë situatë, mbrojtësi gjerman po mendon largimin nga Madridi dhe opsioni më i mundshëm është Galatasaray. Klubi turk ka rritur interesimin ndaj mbrojtësit gjerman dhe në janar do të provojë transferimin e tij.

Galatasaray këtë sezon ka pretendime të mëdha, ku nuk synon vetëm titullin kampion në Turqi, por të ecë sa më gjatë edhe në Europë.

The post Mirupafshim Real Madrid, “fajtori” kryesor për humbjen ndaj City-t i “shkel” syrin Galatasaray-it appeared first on Telesport.