Aventura e Alexander Arnold te Real Madrid mund të marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej. Mbrojtësi i djathtë i transferuar verën e kaluar si lojtar i lirë, por me shumë bujë, ka luajtur vetëm 497 minuta deri tani.
Lëndimet e njëpasnjëshme kanë ndikuar shumë në formën e tij, ndaj ai ka luajtur vetëm në 7 ndeshje si titullar nga minuta e parë. Në këtë situatë, po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të anglezit gjatë verës së ardhshme dhe rikthimin e tij në Premier League.
“TEAMtalk” zbulon se kohët e fundit ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të Manchester City. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve, por “Qytetarët” janë shumë të interesuar për rikthimin e mundshëm të Arnold në PL dhe e shohin atë si një garanci në krahun e djathtë, repart ku kanë pasur jo pak probleme kohët e fundit.
Megjithatë, largimi i mundshëm i Arnold nga Real Madrid nuk do të jetë aspak i lehtë. Pavarësisht se e transferuan falas, klubi madrilen do të hiqte dorë prej anglezit vetëm për një shifër të konsiderueshme, që mendohet të jetë 40-50 milionë euro.
The post Mirupafshim Real Madrid? Alexander Arnold drejt rikthimit në PL, nisin kontaktet e para me klubin e madh appeared first on Telesport.










