Një nga emrat e padëshiruar nga Max Allegri, i cili nuk bën pjesë në projektin e tij është Emerson Royal. Rrugëtimit të mbrojtësit brazilian te kuqezinjtë i ka ardhur fundi.
26-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Besiktas dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij te klubi turk. Tani ka mbetur vetëm që dy klubet të bien dakord për transferimin e brazilianit drejt Stambollit, por nuk pritet të ketë probleme, duke ditur që Emerson Royal nuk është në planet e Milanit, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm.
Edhe pse ende nuk bëhet e ditur, me shumë mundësi braziliani do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm. Ai do të jetë shokë skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Përveç Emerson Royal, në ditët në vijim pritet të ketë largime të tjera nga Milan, pasi lista me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Allegri-t është e gjatë.
The post Mirupafshim Milan! Vjen largimi i radhës nga kuqezinjtë, braziliani drejt Besiktas appeared first on Telesport.