Mirupafshim Madrid. Sulmuesi rikthehet në Serie A, huazim me detyrim blerje për 25 milionë euro

Aventura e Giacomo Raspadori tek Atalanta ka zgjatur vetëm 6 muaj. Sulmuesi italian është rikthyer në Serie A, ku më pak më parë është zyrtarizuar transferimi i tij tek Atalanta.

Forma e transferimit është huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit për një tarifë prej 25 milionë eurosh duke përfshirë bonuset, saktësisht e njëjta shumë që Atletico Madrid i pagoi Napolit gjatë merkatos së verës.

Kontrata e Raspadorit do të jetë e vlefshme deri në qershor 2030, me një pagë që besohet të jetë afërsisht 4 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset.

Tek Atletico Madrid, sulmuesi 25-vjeçar shënoi dy gola dhe dha 3 asiste në 16 ndeshje. Për të pati një interesim të madh edhe nga Lazio dhe Napoli, por Atalanta veproi më shpejt.

The post Mirupafshim Madrid. Sulmuesi rikthehet në Serie A, huazim me detyrim blerje për 25 milionë euro appeared first on Telesport.