Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se refuzimi për të shkuar në takimin e thirrur nga Albin Kurti i jep argument Lëvizjes Vetëvendosje për të akuzuar partitë e tjera si “bllokuese”.
Albin Kurti ftoi në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Mirena ka shkruar në Facebook se “këto parti duhet të imponojnë ndryshimin e emrit të kryeparlamentarit.
“Mendoj qe eshte gabim refuzimi per te shkuar ne takimin e thirrur nga Albin Kurti. Vet fakti qe u detyru me iu ba ftese, eshte nje fitore e kembngulesise se partive te tjera politike ndaj kryeneqesise se Kurtit. Ata qe u ftuan duhet te shkojne ne kete takim, te imponojn dhe ndrrojne emrin e kandidatit per kryeparlamentar, te zhbllokohet kjo situate, e pastaj le te vazhdojne t’i mbajne qendrimet e veta si deri me tash. Refuzimi i jep argument VV’se per te akuzuar partite tjera si bllokuese te procesit te krijimit te institucioneve, dhe i jep kohe edhe disa jave Albin Kurtit me u tarahite me truproja e xhipa, dhe me vazhdu me ba aty ku t’mundet naj dallaver e keqpërdorim”, ka shkruar Mirena