Nata e herëve të para! Ose ndryshe ëndrra e realizuar e një nate vere. Pas kualifikimit historik të Kairat Almaty kundër Celtic, një tjetër rezultat i papritur vjen në ndeshjen e dytë të playoff-eve të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Rade Krunic dhe Marko Arnautovic, Crvena Zvezda e Beogradit, u eliminua nga Pafos, një ekip qipriot që, pas një fitoreje 2-1 jashtë fushe në ndeshjen e parë, arriti të siguronte vendin e saj falë barazimit 1-1 sonte. Ivanic u dha serbëve epërsinë në pjesën e dytë, por Jaja shënoi golin historik në minutën e 90-të.
Në ndeshjen tjetër të përfunduar së fundmi, Bodo/Glimt humbi 2-1 ndaj Sturm Graz, por ishte një humbje e ëmbël falë fitores 5-0 që siguruan gjashtë ditë më parë në stadiumin e tyre: norvegjezët, së bashku me Pafos dhe Kairat, janë kualifikuar për fazën e parë të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre. Norvegjia është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gati 2 dekadash pritjeje, pasi hera e fundit ishte skuadra e fundit ishte Rosenborg në vitin 2007. Pritja mori fund!
Histori të ndryshme, por histori suksesi dhe sidomos besimi! Natyrisht, duhet dhe investimi i duhur, ashtu si ai ai te Pafos, qe eliminoi tre “bisha” në rrugetimin drejt endrres: Maccabi Tel Aviv, Dinamo Kiev dhe se fundmi Crvena Zvezda. Perpara 11 vitesh, Pafos ende nuk ishte themeluar dhe u desh shkrirja e dy skuadrave.
I themeluar më 10 qershor 2014 pas bashkimit të AEP Paphos dhe AEK Kouklia, klubi përfaqëson rajonin më të gjerë të Paphos në Divizionin e Parë Qipriot. Pafos luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Stelios Kyriakides, i cili ka një kapacitet prej 9,394 vendesh.
Klubi fitoi trofeun e tyre te parë të madh, Kupën e Qipros në vitin 2024, dhe siguroi një kampionat të ligës së parë në sezonin 2024–25. Pafos bëri debutimin e tyre evropian në Ligën e Konferencës UEFA Europa në sezonin 2024–25, duke arritur në raundin e 16-të, dhe hyri në kualifikueset e Ligës së Kampionëve UEFA për herë të parë në sezonin 2025–26 si kampionë vendas.
Në vitin 2017, klubi u vu nën kontrollin e Total Sports Investments, të lidhur me biznesmenin me bazë në Britani, Roman Dubov, dhe filloi një program profesionalizimi në të gjithë ekipin e parë dhe akademinë. Qendra stërvitore në Paphos iu nënshtrua një rinovimi të rëndësishëm në vitin 2020.
The post Mirë se vini në Champions, shortit i shtohen tri histori të magjishme. Nga Kazakistani i largët te vikingët norvegjezë dhe “embrioni” qipriot i themeluar në vitin 2014! appeared first on Telesport.