Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

Ministria e Financave sot njoftoi se rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime, të cilat i quajti të rëndësishme.

– Eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit;

– Rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër;

– Përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese.

“Është e rëndësishme të theksohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmirësuar gjithashtu procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori”, thuhet në njoftim./Express/