Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar pas vendimeve të djeshme ë qeverisë në detyrë.
Kjo odë është shprehur e shqetësuar me veprimin e qeverisë për të miratuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për Buxhetin për vitin 2026.
“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike”, ka vlerësuar OEA.










