Joao Miranda, ish-mbrojtësi i Interit dhe Atletico Madridit, ka folur hapur për marrëdhënien e vështirë me Luciano Spalletti: “A mund të kisha bërë më shumë? Po, por me Mancini, De Boer dhe Pioli isha titullar. Pastaj erdhi Spalletti, një njeri që impononte frikë. Si trajner ishte fitues, e riktheu Interin në Champions dhe hapi rrugën për të ardhmen, por si njeri…, ta lëmë mënjanë”.
Miranda shtoi: “Ai jetonte me frikën që dikush të fliste keq për të. Pak lojtarë kishin marrëdhënie të mira. I mirë për çështje fushe, por nuk pëlqente ata me mendim tjetër. Pas debatit me të luaja gjithnjë e më pak. Shumë gjëra i merrte personale, si heqja e fanellës nga Icardi, pastaj kalonte në hakmarrje. Një pendesë? Të mos kem fituar një trofe tek Interi”.
Për Lautaron: “Është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, me forcë, teknikë dhe cilësi. Mund të shënojë në çdo moment”. Për ndeshjen Atletico-Inter, parashikon barazim dhe kujton 4 vitet e tij magjike në Itali.
The post Miranda kritikon Spallettin: Si trajner ishte fitues, si njeri e dominonte hakmarrja appeared first on Telesport.










