Në Kuvend nuk u bënë bashkë, por jashtë tij duket se po dalin të pandashëm.
Lumir Abdixhiku dhe Fatmir Limaj nuk folën hiç nëse këtë miqësi do ta forcojnë me bashkim në zgjedhjet e parakohshme që mund të shpallen, pas dështimit të Albin Kurtit për t’i siguruar votat për qeverinë.
Një koalicioni të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës e Nismës, hairin më të madh vlerësohet se ia sheh njëra palë.










