Ministrja suedeze humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës live

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi, ku Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën.

Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore. Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson. Më parë, ajo ka shërbyer si këshilltare e qytetit në Göteborg.