Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar sot se ka vendosur të kërkojë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Sipas Shahinit, Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.
Ajo tha se do t’i kërkojë Presidentit të ta shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës.
“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.
Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.
Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.
Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.
Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.