Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e ka ofenduar rëndë në rrjetin social Facebook.
Në postimin e bërë sot, ministri e ka shpërndarë me ndjekësit e tij edhe emrin dhe mbiemrin e personit, dhe poashtu fotografinë.
“Gjuha e urrejtjes së mbjellur nga fabrikimet “akademike”, ka shkruar Peci në Facebook.
Kujtojmë se Peci ditëve të fundit ishte në “shënjestër” të publikut pas raportimeve për grantet që ia dha këshilltarit të tij, Naim Huruglica dhe vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.