Ministri italian i sporteve kërkon dorëheqjen e Gravina: Futbolli italian duhet rindërtuar

Ministri për Sportin dhe Rininë, Andrea Abodi, komentoi pas dështimit të kombëtares italiane dhe mosdorëheqjes së presidentit të FIGC, Gabriele Gravina: “Futbolli është sport, në një kohë krize ushtarake dhe ekonomike nuk duhet ngarkuar me kuptime të tepërta.

Gjithsesi, është e vërtetë se nuk është vetëm sport. Sidomos në Itali, ku futbolli është kulturë popullore, ritual komunitar dhe prestigj ndërkombëtar. Më vjen keq për një gjeneratë të tërë fëmijësh dhe të rinjsh që nuk kanë provuar emocionin e kombëtares në një Botëror”.

Abodi falenderoi ekipin axurr dhe trajnerin për përpjekjet: “Është e qartë se futbolli italian duhet rindërtuar, duke nisur nga rinovimi i drejtuesve të FIGC. Qeveria ka treguar angazhimin për sportin italian, është e pasaktë të mohosh përgjegjësinë për të tretin moskualifikim radhazi në Botëror, duke fajësuar institucionet dhe nënvlerësuar sportet e tjera”.

Ai shtoi: “Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, por nevojiten përgjegjësi, përulësi dhe respekt nga të gjithë. Italia duhet të rikthehet në vendin e saj edhe në futbollin botëror”.

The post Ministri italian i sporteve kërkon dorëheqjen e Gravina: Futbolli italian duhet rindërtuar appeared first on Telesport.