Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agresionin e tij të pamatur

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se Izraeli do të pendohet thellë për agresionin e tij të pamatur.

Abbas Araghchi bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe gjithashtu i bëri thirrje këtij organi të “dënojë këtë akt agresioni”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmi ndaj Iranit ishte një akt i paligjshëm si dhe një përshkallëzim i pamatur dhe i qëllimshëm që shkeli në mënyrë flagrante kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat më themelore të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi Araghchi.

“Izraeli tani ka kaluar çdo vijë të kuqe dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që këto krime të mbeten të pandëshkuara”, thuhej tutje në letër.

The post Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agresionin e tij të pamatur appeared first on Kosovapost.net.