Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.
Nuk është ende e qartë se si lëvizja e Kammenos do të ndikojë tek koalicioni qeveritar.
Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila do të largohet nga koalicioni.