Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kritikoi administratën amerikane për bërjen publike të lëshimeve ndaj Rusisë, përpara se të fillonin bisedimet e reja të paqes për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të mërkurën në një mbledhje të NATO-s në Bruksel se rivendosja e kufijve të mëparshëm të Ukrainës është joreale, se Ukraina duhet të heqë dorë nga aspiratat për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s dhe se trupat amerikane nuk do të shërbejnë si paqeruajtëse.

Dh Pistorius të enjten kritikoi atë qasje ndaj bisedimeve të paqes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë të flitej për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO ose humbjen e mundshme të territorit të vendit vetëm në tryezën e bisedimeve dhe të mos e hiqja nga tavolina paraprakisht”, ka thënë Pistorius në Bruksel.

Ishte gjithashtu e rëndësishme që evropianët ishin të përfshirë në negociata të tilla, tha ministri gjerman.

Në fund të fundit, ato do të ishin një pjesë thelbësore e një rendi të ri.

Kujtojmë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se një mision i mundshëm paqeruajtës që mund të vendoset në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë nuk do të përfshijë trupat amerikane.

Në të njëjtën kohë, Hegseth theksoi se kthimi në kufijtë e Ukrainës para vitit 2014 është një “objektiv jorealist”, duke shtuar se “ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje”.