Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se është i zemëruar për shkak të refuzimit të Izraelit për të lejuar futjen e ndihmës së mjaftueshme në Gaza.
Ai njoftoi ndihmë financiare për Gazën në vlerë prej 20.1 milionë dollarësh.
“Na nevojitet një reagim humanitar masiv për të ndalur urinë në Gaza. Po shpall fonde të tjera jetike për ndihmë, por të gjitha duhet të lejohen të dërgohen si ndihmë”, shkroi ai në platformën X.
Mesazhi përmban një video të deklaratës së Lammyt në parlament, ku ai shprehu zemërimin ndaj Izraelit për bllokimin e ndihmës së domosdoshme për të luftuar urinë në këtë territor.
“Kjo nuk është një fatkeqësi natyrore, por një uri e shkaktuar nga njeriu në shekullin XXI-të, dhe jam i zemëruar për refuzimin e qeverisë izraelite për të lejuar ndihmën e mjaftueshme”, tha ai, duke premtuar “një përmbytje ndihme” për palestinezët e dëshpëruar.
Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar kur militantët palestinezë vranë shumë izraelitë dhe morën dhjetëra pengje.
The post Ministri britanik, Lammy: Jam i indinjuar nga sjellja e Iz*raelit në Ga*za appeared first on Kosovapost.net.