Minatorët e Trepçës kanë reaguar pasi Qeveria tha se në ndërmarrja “Trepça” duhet të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes.
Në reagimin e minatorëve thuhet se nuk janë ata që duhet dhënë llogari për menaxhim dhe financa të ndërmarrjes, pasi siç thonë e kanë dëshmuar me punë, dhe se përgjegjësi duhet të jap menaxhmenti dhe bordi.
“Duke pas parasysh gjendjen ne te cilen ndodhemi minatoret gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes. Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse ne pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar. Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone I ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia”, thuhet në reagim.
Sipas minatorëve është koha që qeveria të reflektojë, pasi pakënaqësitë ua kanë shfaq me greva e ngujim në miniera, pasi siç thonë po kërkojnë diçka legjitime, pagën e tyre.
“Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit.
Mjaft me eshte koha qe te reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shume kohe me pare, paknaqesine tone jemi munduar tua shfaqim edhe me ngujimin ne miniere e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar. Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes”, thuhet mes tjerash.
“Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keq menagjuan”, vazhdon tutje reagimi i tyre.
Të hënën e 29 korrikut, në një reagim publik, nga Sindikata thanë se interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga Qeveria dhe Bordi i Ndërmarrjes, janë në nivelin zero, teksa janë shprehur se ata kanë vetëm fjalë boshe.
“Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagen e muajit Qershor! Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepca SH.A., janë vetem fjalë boshe dhe asgje tjeter”, thuhej në reagim.