Milot Rashica është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen. Talenti vushtrrias ka arritur të shënojë sërish kundër Augsburgut në ndeshjen që Werderi po fiton 3-0.
Ashtu si te goli i parë në këtë ndeshje, Rashica dhuroi magji edhe te goli i dytë personal, e i treti për skuadrën e tij, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e portës.