Chelsea ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Brentford, për javën e katërt të Premier League. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Schade në minutën e 35-të, pas një asisti fantastik të Jordan Henderson. SHIKOGOLIN
Me një pjesë të parë tërësisht i pakënaqur, Enzo Maresca, bën direkt tre zëvendësime në fillim të pjesës së dytë. Tyrique George në vend të Buonanotte, Reece James në vend të Wesley Fofana dhe Cucurella në vend të Jorrel Hato. Barazimi i “Bluve” erdhi në minutën e 60-të, me Cole Palmer, i sapo futur në fushën e lojës në vend të Gittens. SHIKOGOLIN
Goli i përmbysjes për londinezët do të vinte në minutën e 85-të, ku Moises Caicedo do të shënonte me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Fabio Carvalho 90+3, pas një rivënie të gjatë me dorë brenda zonës. SHIKOGOLIN
Rezultati përfundimtar 2-2. Chelsea momentalisht renditet në vend të pestë me 8 pikë pas 4 javësh, Brentford në vend të 12-të me 4 pikë.
The post Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video) appeared first on Telesport.