Milionat në lojë: Barcelona dhe Interi synojnë çmimin e madh të finales së Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Interi kanë shumë për të luajtur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Dhe jo vetëm prestigj dhe lavdi, por edhe për para. Para të mëdha. Në këtë format të ri të garës, rreziku i milionave është edhe më i madh për gjigantët e futbollit evropian.

Duke u përqendruar te Barça, sezoni i suksesshëm i ekipit mund të jetë hapi i parë drejt kthimit në normalitet financiar, në veçanti falë nxitjes financiare që do të sjellë ky titull i Ligës së Kampionëve. Pa shkuar më tej, çmimi i madh për arritjen në finalen e Mynihut është 20 milionë euro.

Gjatë gjithë kësaj Ligë Kampionëve të formatit të ri, ekipi i Hansi Flick ka arritur të grumbullojë 115 milionë euro nga burime të ndryshme (tarifa fikse për pjesëmarrje, ndeshje të fituara, raunde të përfunduara, etj.), të cilave mund t’u shtojë akoma 20 milionët e lartpërmendura nëse arrin në finale dhe 7 milionë të tjera nëse fiton trofeun.

Barça ka përfituar edhe nga eliminimi i ekipeve të tjera spanjolle, gjë që ka rezultuar në marrjen e më shumë miliona eurove nga të drejtat televizive nga ekipi Blaugrana. Flitet për një shifër afër 30 milionë eurove.

Në anën tjetër, Interi ka përfituar rreth 103.1 milionë euro deri më tani në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë 18.6 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e ligës, 11 milionë euro për kualifikimin në raundin e 16-të dhe 12.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale

Shumat tjera kanë ardhur nga bonuset për rezultate dhe pjesa e tregut televiziv dhe mund të shtohen gjithashtu 20 milionë euro nga kalimi në finale dhe 7 milionë të tjera nëse fiton trofeun.

Ky vërshim parash në arkën e Barcelonës, e cila ka nevojë urgjente, mund të shënojë hapin e fundit drejt normalitetit financiar të shumëpritur.

Ngritja e një trofeu të ri me “veshë të mëdhenj” mund të jetë atuja e një rikthimi në madhështinë kontinentale.