Milionat e Arabisë Saudite? Jo, faleminderit. Antony dëshiron vetëm… Betis

Arabia Saudite? Jo, faleminderit. Kjo duket të jetë zgjedhja e qartë e Antony, sulmuesit brazilian të Manchester United, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë merkatos së verës. Për të ka interes serioz nga disa klube të “Saudi Pro League”, të gatshëm të ofrojnë shuma të mëdha si për lojtarin, ashtu edhe për klubin anglez. Si zakonisht, klubet saudite, të etura për të bërë hapin e madh drejt elitës së futbollit botëror, janë të gatshme të ofrojnë paga marramendëse për lojtarët që luajnë në Europë.

Megjithatë, ky nuk është rasti i Antony. Sipas asaj që raporton e përditshmja “Sport”, dëshira e brazilianit është e qartë: të qëndrojë në Europë dhe ta provojë veten në La Liga, kampionat që e njeh tashmë. Ai dëshiron të rikthehet te Betis Sevilla, aty ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim nga Manchester United.

Pas një fillimi të vështirë, ku pati pak hapësira, Antony shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me fanellën e Betis, duke lënë gjurmë me paraqitje të mira dhe ndikim në rezultat. Në total, 26 paraqitje, 9 gola dhe 5 asistime me fanellën bardhejeshile. Tani, rikthimi i tij në Seville është mundësi reale.

The post Milionat e Arabisë Saudite? Jo, faleminderit. Antony dëshiron vetëm… Betis appeared first on Telesport.