Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar së fundmi në Instagram, duke shprehur shqetësim për ndërveprimet në këtë rrjet social.
Ajo publikoi një fotografi ku shihej se kishte mbi 10.6 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit, por numri i pëlqimeve në postime nuk po përputhej me këto shifra.
Arbenita u shpreh se mund të jetë vetë Instagrami që po i bën ‘padrejtësi’ ose ndoshta ata që e urrejnë nuk po e shtypin butonin e pëlqimit.

“Është Instagrami duke më bërë padrejtë që nuk po arrij numrin normal të pëlqimeve në krahasim me këto ndërveprime, apo janë ‘haters-at’ që nuk po e klikojnë butonin e zemrës”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, bukuroshja këtë kohë është përballur edhe me një situatë ligjore.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj, pas hetimeve të nisura në qershor.
Ajo dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate lidhur me takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.
Sipas aktvendimit, Shabani kishte të drejtë të takonte vajzën dy herë në muaj nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por pretendohet se Ismajli ka penguar realizimin e kësaj marrëveshjeje.