Siç njoftohet në faqen zyrtare, “AC Milan komunikon se ka siguruar në formë huazimi, me opsion blerjeje përfundimtare, shërbimet sportive të futbollistit Niclas Füllkrug nga West Ham United FC”. Gjermani madje debutoi mbrëmë me kuqezinjtë, në fitoren 1-0 ndaj Cagliari.
I lindur në Hannover (Gjermani) më 9 shkurt 1993, Füllkrug u formua tek akademia e Werder Bremen. Karrierën e tij e zhvilloi kryesisht në Gjermani, ku luajti edhe për Greuther Fürth, Nürnberg dhe Hannover 96, përpara rikthimit te Werder Bremen në vitin 2019. Në sezonin 2022-2023 u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës.
Në verën e vitit 2023 kaloi te Borussia Dortmund, ku në një sezon regjistroi 42 paraqitje dhe 15 gola, përfshirë 3 në Champions League, kompeticion ku ishte titullar edhe në finalen kundër Real Madridit.
Më pas u transferua te West Ham në Premier League. Në nëntor 2022 mori thirrjen e parë në kombëtare dhe ishte pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Katarit. Niclas Füllkrug do të mbajë fanellën me numrin 9 te kuqezinjtë.
The post Milani zyrtarizon Füllkrug; gjermani do të veshë fanellën me numrin 9 appeared first on Telesport.










