Dy gola të shënuar pak minuta para mbylljes së ndeshjes shpëtoi sot Milanin, që fitoi 0-2 me Cremonese.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Allegri e pati të vështirë të thyente mbrojtjen e vendasve, të cilët madje rrezikuan dy herë të zinin në befasi “Djallin”.
Në të 90′ shënoi fillimisht Pavlovic me harkim të Luka Modric. Katër minuta më vonë, Nkunku asistoi për Leaon, i cili praktikisht shënoi me portën bosh.
The post Milani zgjidh ndeshjen në “frymën e fundit”, shënojnë Pavlovic dhe Leao appeared first on Telesport.










