Tentativa e Milanit dhe Igli Tares për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, ka marrë fund. Pas vlerësimeve shtesë mjekësore të kryera gjatë ditës së sotme, kuqezinjtë kanë vendosur të tërhiqen nga negociatat.
Gianluca Di Marzio, Dharmesh Sheth dhe James Savundra raportojnë se, pavarësisht interesimit fillestar, Milani nuk do ta çojë më tej këtë operacion. Ndërkohë, Juventusi mbetet i vëmendshëm ndaj situatës dhe nuk përjashtohet mundësia që bardhezinjtë të ndërhyjnë me një ofertë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa merkatoja e janarit po shkon drejt fundit.
Në anën tjetër, vendimi i Milanit për t’u tërhequr nga gara për Matetën nuk pritet të ketë ndikim në lëvizjen e Jørgen Strand Larsen drejt Crystal Palace, transferim që po ecën i pavarur nga kjo çështje.
The post Milani tërhiqet për Matetën, por Juventusi është pas dere! appeared first on Telesport.










