Milani po shqyrton seriozisht mundësinë për të afruar mesfushorin Leon Goretzka me parametra zero, duke përfituar nga situata e tij kontraktuale me Bayern.
Mesfushori gjerman nuk është më pjesë e planeve afatgjata të klubit bavarez dhe largimi i tij si lojtar i lirë do t’i jepte kuqezinjve një mundësi të artë për të përforcuar repartin e mesfushës me përvojë dhe cilësi të lartë, pa paguar tarifë transferimi.
Drejtuesit e Milanit e shohin Goretzkën si një profil ideal për të rritur forcën fizike dhe balancën në mesfushë, ndërsa bisedimet paraprake pritet të intensifikohen në muajt në vijim.
Edhe pse konkurrenca nga klube të tjera evropiane nuk përjashtohet, Milani shpreson se projekti sportiv dhe roli qendror në skuadër mund ta bindin lojtarin të zgjedhë “San Siron” si destinacionin e tij të ardhshëm.
Problemi më i madh është paga. Goretzka e ka pagën neto bazë rreth 6,5 mln euro. Milani nuk i ofron më shumë se 3.
The post Milani tenton yllin gjerman, ka edhe 6 muaj kontratë por paga tejet e lartë appeared first on Telesport.











