Samuele Ricci do të bëhet javën e ardhshme lojtar i ri i Milanit. Mesfushori i kombëtares italiane, që vjen pas një sezoni të rëndësishëm me 36 paraqitje, një gol dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet, me fanellën e Torinos, do të jetë përforcimi i parë i verës për kuqezinjtë, pas Luka Modric (që është njoftuar tashmë nga Igli Tare). Samuele Ricci do të jetë lojtar i ri i Milanit për 25 milionë euro gjithsej, 23 milionë fikse, plus 2 milionë bonuse.
Tani objektivi është një i vetëm, sërish për mesfushën. Milani, në fakt, do të vazhdojë të ngulë këmbë për Ardon Jashari, mesfushorin 22-vjeçar që luan te Club Brugge. Për të thyer “murin belg”, shumë i vështirë kur bëhet fjalë për shitjen e talenteve të tij, siç kujton vetë Milani me rastin e De Ketelaere, do të nevojitet shumë durim. Një cilësi me të cilën Igli Tare duket se është i pajisur. Ish-drejtuesi i Lazios ka ndër mend të rrisë ofertën e tij për Jasharin, duke e konsideruar atë përforcimin e duhur për merkaton e kuqezinjve.
Jashari është lojtari ideal për mesfushën e re të Max Allegrit. Me këmbë të majtë, MVP i “Jupiler League” sezonin e fundit, Jashari është një lojtar i ri, por tashmë lider, që bashkon cilësinë me intensitetin. Ai di të organizojë lojën, por edhe të prishë aksionet e kundërshtarit dhe të rikuperojë topa. Mund të luajë si “mezzala” apo edhe si “playmaker”.
Kur është e nevojshme, tërhiqet prapa për të ndihmuar qendrat e mbrojtjes dhe nis ndërtimin e aksioneve, me kokën lart dhe pasime të gjata cilësore. Ai e mbylli sezonin te Club Brugge me 52 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asistime. Në fakt është një lloj xholi, perfekt për një skuadër që synon të luajë me disa module.
Te Brugge, që përdor 4-2-3-1, Jashari ishte një nga dy mesfushorët para mbrojtjes. Te Milani i Allegrit, që me shumë gjasa do të përdorë 4-3-3, Jashari, të cilin shumë e kanë quajtur “Xhaka i ri”, mund të përdoret si “regjisor” para mbrojtjes ose si “mezzala”, duke qenë kështu një aset themelor për projektin e ri që po lind.
The post Milani siguron përfundimisht Ricci, tani hidhet në sulm total për shqiptarin e Zvicrës appeared first on Telesport.