Milani, privilegj për ta pasur një qendërsulmues. Füllkrug në gjurmët e Giroud

Niclas Füllkrug i ka dhënë Milanit atë që i mungonte; një qendërsulmues të vërtetë. Me golin e tij vendimtar dhe asistin e Saelemaekers (“çdo sulmues ëndërron krosime të tilla”), gjermani ka treguar pse është pika e referencës në zonë. Ai të kujton Olivier Giroud; lufton vetëm në repart, krijon hapësira, ndihmon ndërtimin e lojës, shërben asistime dhe është i fortë në ajër.

Vetë Füllkrug ka theksuar se repartit kuqezi i mungonte një sulmues tradicional si ai. Përballja me Malen, golashënues i Romës dhe kundërshtar i ardhshëm i Milanit në një ndeshje kyçe për Champions dhe titullin, vë përballë dy profile të ndryshme: Füllkrug klasik dhe Malen më modern e lëvizës.

Shifrat flasin qartë: Milani ka marrë 23 pikë nga 27 kundër 10 skuadrave të para, ndërsa Roma ka humbur ndaj të gjithë “big”-ëve. Sfida në “Olimpico” dhe kalendari i ardhshëm, me derbin kundër Interit, do të tregojnë nëse gara për titull mbetet e hapur në Serie A. Milani e ka në dorë këtë gjë…

The post Milani, privilegj për ta pasur një qendërsulmues. Füllkrug në gjurmët e Giroud appeared first on Telesport.