Milani, nga Allegri tek… Allegri. 13 trajnerë në 11 vite, por në Champions vetëm me Piolin

Që nga sezoni 2013-14, periudha e parë e Massimiliano Allegrit te Milani, klubi kuqezi ka ndërruar plot 13 trajnerë në 11 vite. Megjithatë, vetëm Stefano Pioli arriti ta rikthejë “Djallin” në Champions League, duke siguruar kualifikimin për 4 sezone radhazi.

© Getty Images | Massimiliano Allegri, al via nella stagione 2013-14

Suksesi më i madh i kësaj periudhe ishte titulli kampion i fituar nga Pioli në sezonin 2021-22, që i dha fund pritjes së gjatë të klubit për “scudetton”. Përveç këtij trofeu, Milani ka fituar edhe dy Superkupa Italie; e para me Vincenzo Montella në sezonin 2016-17 dhe e dyta me Sérgio Conceição në sezonin 2024-25.

© Getty Images | Clareence Seedorf, ha chiuso la stagione 2013-14

Milani, nga Allegri tek Allegri, 13 trajnerë mes kaosit dhe pak stabiliteti
Që nga sezoni 2013-14 me Massimiliano Allegri, skuadra e Milanit ka kaluar një periudhë me ndryshime të vazhdueshme në stol. Pas Allegrit erdhën me radhë: Clarence Seedorf (2013-14), Filippo Inzaghi (2014-15), Siniša Mihajlović (2015-16), më pas Cristian Brocchi, që e mbylli sezonin pas largimit të Mihajlović.

© Getty Images | Filippo Inzaghi, alla guida nel 2014-15

Në 2016-17 erdhi Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë. Më pas Rino Gattuso drejtoi ekipin nga 2017 deri më 2019. Sezoni 2019-20 nisi me Marco Giampaolo, por shpejt u zëvendësua nga Stefano Pioli, i cili qëndroi deri më 2023-24 dhe pati kulmin me titullin 2021-22 dhe kualifikime të vazhdueshme në Champions League.

© Getty Images |  Siniša Mihajlović, scelto per il 2015-16 

Më pas erdhën Paulo Fonseca (2024), Sérgio Conceição që fitoi Superkupën Italiane më 2025, dhe rikthimi i Allegrit për sezonin 2025-26, i cili u mbyll me dështimin për kualifikim në Champions.

© Getty Images | Cristian Brocchi, subentrò a Mihajlović ad aprile 2016 
© Getty Images | Vincenzo Montella, in panchina nel 2016-17. Vince la Supercoppa italiana© Getty Images | Rino Gattuso, ha allenato i rossoneri dal 2017 al 2019© Getty Images | Marco Giampaolo, al timone all'inizio della stagione 2019-20© Getty Images | Stefano Pioli, subentrato a Giampaolo a ottobre 2019, alla guida fino al 2023-24. Campione d'Italia nel 2021-22, negli ultimi 13 anni è stato l'unico in grado di portare i rossoneri in Champions© Getty Images |  Paulo Fonseca, in panchina da luglio a dicembre 2024© Getty Images |  Sérgio Conceição, ha preso il posto di Fonseca, rimanendo al Milan fino alla fine della stagione 2024-25. A gennaio 2025 vince la Supercoppa italiana© Getty Images | Massimiliano Allegri, tornato in panchina per la stagione 2025-26. Esonerato dopo la mancata qualificazione in Champions

The post Milani, nga Allegri tek… Allegri. 13 trajnerë në 11 vite, por në Champions vetëm me Piolin appeared first on Telesport.