Milani nuk humbet kohë dhe vazhdon të kërkojë profile të reja për sulmin e Massimiliano Allegrit. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, për rolin e qendërsulmuesit mendohet Serhou Guirassy i Borussia Dortmund, për të cilin verdhezinjtë kërkojnë 70 milionë euro.
Natyrisht, me ato shifra është pothuajse e pamundur që kuqezinjtë të vendosin të ndërmarrin mësymjen vendimtare, por negociatat e mirëfillta do të nisin vetëm pas Botërorit të Klube, kur të shihet nëse gjermanët do të jenë të gatshëm t’i zbutin ndjeshëm kërkesat e tyre apo jo.
Ideja e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit është t’i japin besim Santiago Gimenezit, por gjithashtu të marrin një tjetër sulmues për ta vënë në konkurrencë me meksikanin. Është e vërtetë që do të kenë vetëm kampionatin për të luajtur, përveç Kupës së Italisë dhe Superkupës Italiane, por në rast dëmtimesh ose momentesh jo të mira, kuqezinjtë duan të kenë një alternativë të vlefshme.
Guirassy do të ishte shumë, shumë më tepër se kaq. Investimi do të justifikohej nga cilësia e lojtarit, i cili kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha europiane, pas disa sezoneve që e kanë konfirmuar si një nga më të mirët në rolin e tij, në nivel botëror. Megjithatë, është e vështirë që pretendimet e Borussia Dortmund të ulen ndjeshëm.
The post Milani, negociatat për Guirassy vetëm pas Botërorit për Klube. Ja pengesa që duhet kaluar appeared first on Telesport.