Milani, me Cardinale është histori krejt tjetër. Pritet në stadium për derbin ndaj Interit

Gerry Cardinale rikthehet pranë Milanit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i “RedBird Capital Partners” dhe pronari i klubit kuqezi pritet në tribunë për derbin e së dielës ndaj Interit. Sinjal i qartë për rritjen e pranisë së tij fizike pranë kuqezinjve. Kjo do të jetë vizita e tretë në më pak se 50 ditë, pas atyre në janar dhe mes shkurtit, por planet e tij janë më të gjera.

Dosje të nxehta – Prioritet mbetet çështja e stadiumit, me Milanin dhe Interin që duhet të vendosin për projektin e besuar studiove ndërkombëtare “Manica” dhe “Foster + Partners”. Po ashtu avancon ideja “NBA Europe”. Cardinale synon të regjistrojë një franshizë me emrin dhe ngjyrat e Milanit në ligën e re europiane të basketbollit nga NBA, e planifikuar për vjeshtën 2027.

Goditje globale – “Paramount Global”, ku “RedBird” merr pjesë, ka mbyllur një marrëveshje historike prej 94 miliardë eurosh për blerjen e “Warner Bros Discovery”, duke mposhtur “Netflix”. Operacioni pritet të finalizohet në gjysmën e dytë të vitit 2026. Një fitore në derbi do të ishte mënyra ideale për t’i festuar sukseset sportive dhe financiare.

The post Milani, me Cardinale është histori krejt tjetër. Pritet në stadium për derbin ndaj Interit appeared first on Telesport.