Sulmuesi italian Patrick Cutrone e ka dërguar Milanin në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi si zëvendësues shënoi dy herë në triumfin 2-0 ndaj Sampdorias.
Sampdoria dhe Milani nuk qenë në gjendje të shënonin gjatë 90 minutave lojë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Italisë, duke bërë që fituesi të përcaktohej pas kohës shtesë prej 30 minutave.
Cutrone shënoi dy herë gjatë 30 minutave të kohës shtesë, duke ia garantuar kuqezinjve një vend në çerekfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=2H74t_Azx4o