Blerja e janarit Santiago Gimenez ka shënuar vetëm tre gola për Milanin, që do të thotë se ‘Rossonerët’ kanë paguar mbi 9 milionë euro për çdo gol të tij.
Reprezentuesi meksikan ka pasur vështirësi që të justifikojë çmimin e tij në ‘San Siro’ në pjesën e dytë të sezonit, pavarësisht një fillimi premtues me fanellën kuqezi.
Gimenez iu bashkua Milanit në një marrëveshje prej 28.5 milionë eurosh plus shtesa nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve.
23-vjeçari ka shënuar një gol në dy paraqitjet e tij të para në Serie A në shkurt, plus një gol ndaj ish-klubit të tij Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.
Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, Milani ka shpenzuar rreth 9.5 milionë euro për çdo gol të shënuar nga blerja e tyre më e shtrenjtë e janarit.
Gimenez nuk e ka gjetur rrjetën për Milanin për rreth një muaj dhe së fundmi e ka humbur fanellën e titullarit nën urdhrat e Sergio Conceicaos.
Tammy Abraham ka luajtur nga minuta e parë në tri ndeshjet e fundit zyrtare ndaj Napolit, Fiorentinas dhe Interit.
Sipas Calciomercato, marrëdhënia e Gimenez me trajnerin nuk është ideale madje dyshja thuhet se ishin përfshirë në një debat javën e kaluar para derbit ndaj Interit në Kupën e Italisë.
Gimenez është ende pjesë e projektit të Milanit edhe nësem, sipas Gazzettas, ‘Rossonerët’ e transferojnë sulmuesin Lorenzo Lucca (Udinese) në fund të sezonit.