Milani i tha “jo” transferimit të tij, vjen shpë*thimi i Boniface: “Kllounë kudo”. Më pas sqaron…

Ka mbërritur shpërthimi në rrjetet sociale i Victor Boniface, pas transferimit të dështuar te Milani. Klubi kuqezi tha “jo” për regjistrimin e sulmuesit nigerian, i pakënaqur nga rezultatet e vizitave mjekësore dhe gjendja e gjurit të tij të djathtë:

“Kudo thonë që Boniface nuk është serioz. Jam në një klub si Leverkuseni dhe një klub si Milani më kërkonte. E megjithatë nuk qenkan serioz. Pra, nëse do të isha serioz, do të luaja për një klub në Jupiter. Kllounë”.

Pak çaste më vonë, vetë sulmuesi i Bayer Leverkusen ka dashur të sqarojë çfarë ndodhi, përmes një “story” të publikuar në Instagram, dhe më pas të fshirë (si edhe i pari), ku shfaqej një bisedë me ekspertin e merkatos, Fabrizio Romano:

“Mos bëj këtë gabim të madh, mesazhi iu drejtohej disa mediave nigeriane dhe nuk ka asnjë lidhje me transferimin tim”. Më pas shtoi: “Nuk ka të bëjë as me Bayer Leverkusen, as me Milanin”.

The post Milani i tha “jo” transferimit të tij, vjen shpë*thimi i Boniface: “Kllounë kudo”. Më pas sqaron… appeared first on Telesport.