Milani është në momentin më të mirë të sezonit, ja pse mund të besojë tek e pamundura

Milani fitoi derbin e dytë sezonal, të pestin në shtatë të fundit, ku kuqezinjtë nuk kanë humbur kurrë. Është shumë e vështirë që të ndodhë një përmbysje sensacionale për titullin, sepse 7 pikë janë ende shumë. Megjithatë, Milani i ka vënë në pah me të verdhë mbiemrin “pozitiv” pranë fjalës “kampionat”. Është e vërtetë që ka humbur shumë pikë ndaj skuadrave të pjesës së dytë të renditjes, por në momentet e mëdha lojtarët e Allegrit iu kanë dhuruar gjithmonë netë të mëdha tifozëve.

Max Allegri vazhdon të predikojë kujdes dhe thotë se objektivi është rikthimi në Champions pas një viti “purgatori”. Megjithatë ai ushqen ëndrrën për një mision që duket i pamundur. Për ta besuar duhet të ndalë shpërdorimet e pikëve. Goditja psikologjike e Interit në derbi mund të jetë një pikënisje. Arma është këmbëngulja, se mund të fitohet gjithmonë.

Ky Milan është në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Modric dhe Rabiot formojnë një duet mesfushe të jashtëzakonshme, ndërsa mbrojtja me Tomori, De Winter dhe Pavlovic është shumë e fortë. Milani ka humbur vetëm dy ndeshje, më pak se kushdo tjetër. Champions-i është pothuajse i sigurt; tani mbetet vetëm të vazhdojë të ëndërrojë për të pamundurën, 7 pikë larg për momentin.

The post Milani është në momentin më të mirë të sezonit, ja pse mund të besojë tek e pamundura appeared first on Telesport.