Nevoja e Milanit për një mbrojtës është e qartë. Për momentin Allegri “po kënaqet” me De Winter, i cili kundër Romës zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, jo vetëm për golin e avantazhit kuqezi, por në përgjithësi. Megjithatë, në vijim do të duhet ndërhyrje konkrete në merkato. Prej ditësh përflitet emri i Drăgușin për një përforcim të minutës së fundit, ndërsa objektivi i verës mbetet Gila i Lazios.
Së fundi ka dalë në skenë edhe një kandidat i ri, Nathan Aké. Për mbrojtësin holandez të Manchester City janë bërë disa “sondazhe” dhe kontakte të para, edhe pse operacioni paraqitet i ndërlikuar. Guardiola ka disa lojtarë të dëmtuar dhe nuk do ta linte lehtë të largohej, ndërsa paga prej rreth 9 milionë eurosh në sezon nuk përputhet me parametrat financiarë të Milanit.
Megjithatë, klubi kuqezi po përpiqet të kuptojë nëse mund të hidhen bazat për një negociatë të shpejtë. E sigurt është se drejtori sportiv Igli Tare po lëviz intensivisht për t’i dhënë Allegrit një përforcim dhe për të provuar deri në fund garën e titullit kampion me Interin.
The post Milani, emër i ri për mbrojtjen. Problem është paga 9 milionë euro në sezon appeared first on Telesport.









