“Milani, e kundërta e Interit dhe Napolit. Ecte në fushë, kështu rrezikon zonën Champions”

Fabio Capello është shumë kritik ndaj Milanit pas barazimit 1-1 me Fiorentinën. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai shpjegoi se kuqezinjtë luajtën krejt të kundërtën e Interit dhe Napolit: “Ecnin, të tjerët vraponin. Shumë të ngadaltë edhe në qarkullimin e topit, pa ide dhe pa lojë. Gjithçka tepër elementare, thuajse shkollore”.

Sipas Capellos, në garën për titull duhet diçka më shumë dhe ai dyshon se Milani mund të luftojë deri në fund për “scudetto”: “Më duket se Milani ka ngadalësuar pasi ishte rritur shumë në muajt e parë”.

“Don Fabio” i jep të drejtë Allegrit dhe paralajmëron për Romën dhe Juventusin, që po afrohen nga prapa dhe mund të rrezikojnë seriozisht objektivin real të Milanit; kualifikimin në Champions League.

Në fund, Capello flet për Inter–Napoli, “një ndeshje me ritëm Premier League”, duke i konsideruar të dyja superiorë ndaj Milanit. Edhe pse kuqezinjtë kanë një pikë më shumë në renditje, kupat europiane do të jenë faktor. Milani nuk i luan dhe mund të përfitojë…, mbetet për t’u parë për çfarë.

 

The post “Milani, e kundërta e Interit dhe Napolit. Ecte në fushë, kështu rrezikon zonën Champions” appeared first on Telesport.