“Milani dhe Napoli s’janë dorëzuar, kampionati i hapur. Interi vuan mungesën e Lautaros”

Edoardo Reja, ish-trajner i Napolit me 164 ndeshje në pankinë, foli për garën e titullit në Serie A, e rihapur pas pikëve të humbura nga Interi: “Barazimi në Firence tregon se kampionati nuk është mbyllur. Milani dhe Napoli nuk janë dorëzuar dhe ndeshja e radhës do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat në fjalë”.

Sipas Rejës, edhe kalendari mund të ndikojë, megjithëse transferta në Como mbetet e vështirë, ndërsa rruga e rivalëve duket më e ndërlikuar. Duke analizuar formën e Interit, ai theksoi mungesën e një lideri si Lautaro Martinez dhe rënien fizike të disa lojtarëve.

“Është një futbollist i madh”, – tha për argjentinasin. Reja shtoi se skuadra zikaltër ka pësuar edhe një bllokim moral pas eliminimit nga Champions League: “Lojtarët duken ‘të fikur’ dhe të konsumuar, duke mos qenë më e njëjta skuadër si një muaj më parë”.

The post “Milani dhe Napoli s’janë dorëzuar, kampionati i hapur. Interi vuan mungesën e Lautaros” appeared first on Telesport.