Milani, 27+5 milionë euro nuk mjaftojnë për Jasharin. Club Brugge reziston ende

Milani e ka seriozisht për Ardon Jasharin. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, klubi kuqezi është gati të rrisë ofertën e paraqitur për Club Brugge, duke arritur në 27 milionë euro, plus 5 milionë në formë bonusesh. Megjithatë, belgët nuk janë ende të bindur, por “Djalli” ka ndër mend të këmbëngulë për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptaro-zviceran.

I lindur në vitin 2002, Jashari ka regjistruar 102 paraqitje dhe 9 gola me Luzernën, si dhe 52 ndeshje e 4 gola me Club Brugge. Krahas tyre, ka 4 paraqitje me kombëtaren A të Zvicrës dhe 10 ndeshje me atë U-21. Në “palmaresin” e tij figuron një Kupë e Belgjikës. Kontrata i skadon më 30 qershor 2029 dhe vlera e tij në “Transfermarkt” është rreth 32 milionë euro.

Ndërkohë, Theo Hernandez është në prag të largimit pas 6 vitesh te Milani. Ai do të transferohet në Arabinë Saudite, tek Al-Hilal, ku do të ribashkohet me Simone Inzaghin, që për 4 sezone ishte një nga rivalët e tij tek Interi. Milani do të përfitojë rreth 30 milionë euro, ndërsa mbrojtësi francez do të paguhet rreth 20 milionë euro në vit.

The post Milani, 27+5 milionë euro nuk mjaftojnë për Jasharin. Club Brugge reziston ende appeared first on Telesport.