David Beckham flet për Milanello dhe historinë e Milanit: “Në Milano mësova rëndësinë e historisë, që shkon përtej gjërave që mund t’i prekësh me dorë. Milanello, qendra stërvitore e Milanit, nuk ishte më e avancuara në botë nga ana e infrastrukturës, ishte e mjaftueshme, por nuk kishte asgjë fantastike.
Megjithatë aty kuptova menjëherë se po merrja frymë historinë e një klubi të madh. Historia është një vlerë; nuk e sheh, por e ndjen. Krijon një atmosferë të veçantë. Unë kaloja ditët e mia të plota në Milanello, nga mëngjesi deri në mbrëmje, sepse ishte një vend special.
Rrija edhe për njerëzit që punonin aty. Kjo përvojë si futbollist më shërbeu për të mësuar një mësim tjetër, atë të autencitetit”.
The post Milanello si shkollë jete…, Beckham tregon pse Milani është ndryshe appeared first on Telesport.













