Milan ka dhënë fund sot të gjitha ëndrrave për të shpresuar për titullin në Serie A, pas humbjes 0-3 ndaj Udinese, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 32-të.
Humbja e sotme është padyshim më e rënda dhe e turpshmja për Milanin këtë sezon. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, falë një autogoli. E gjithë merita në fakt ishte e Nicolo Zaniolo, i cili pasi mori një top nga mbrojtja, kaloi secilin që i doli para dhe në fund asistoi për Arthur Atta, goditja e të cilit me të djathtën përfundoi në rrjetën e Mike Maignan, falë edhe devijimit të Davide Bartesaghi.
Në minutën e 36-të, Udinese i afrohet golit të dytë, ku goditja e Kenan Davis përplaset në traversë. Dy minuta më pas, Udinese gjeti golin e dytë, ku pas një krosimi të Zaniolo, ishte Jurgen Ekkelenkamp që shënoi me kokë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Udinese.
Në minutën e 71-të, Arthur Atta shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Udinesen, pas asistit të Ekkelenkamp. Ndeshja mbyllet 0-3 për Udinesen, e cila ngjitet në vendin e 10-të me 43 pikë. Milan mbetet në vendin e tretë me 63 pikë.
The post Milan turpërohet në shtëpi, Udinese me fitore të madhe në “San Siro”. Ëndrra për titullin merr fund këtu (video) appeared first on Telesport.









