“Milan, tani jam 100%. Allegrin vetëm mund ta dëgjosh, duam Champions”

Ardon Jashari ka rikthyer vazhdimësinë në fushë dhe Milani nuk ka ndërmend ta lëshojë. Në një intervistë për “SportMediaset”, mesfushori kuqezi tha: “Tani ndihem 100% dhe po punoj për të luajtur më shumë për ta ndihmuar ekipin t’i fitojë ndeshjet”.

Ai foli edhe për eksperiencën në klubin kuqezi: “Milani ka shumë rëndësi për mua. Kur më thanë që mund të vija në Milano, ishte një ëndërr që u realizua. Pas një negociate të gjatë, arrita në këtë klub magjik. Është një ndjesi fantastike të luash këtu çdo ditë dhe çdo ndeshje. Përpiqem ta shijoj këtë ndjesi, të jap gjithçka në fushë. Shpresoj ta bëj çdo tifoz të lumtur dhe krenar për mua”.

Sa iu përket objektivave, ai është i qartë: “Arritja e Champions League është qëllimi kryesor i këtij sezoni. Kur luan në atë kompeticion do të përjetosh netë magjike. Është diçka që duhet ta arrijmë të gjithë së bashku”.

Jashari shtoi fjalë të ngrohta për Allegrin: “Është shumë i rëndësishëm për çdo futbollist. Për eksperiencën e tij, për ato që ka bërë më parë, për trofetë që ka fituar, vetëm mund ta dëgjosh, sepse di saktësisht çfarë është futbolli italian dhe çfarë duhet për të fituar”. Ai përmendi edhe idhujt e tij në Serie A; Andrea Pirlo dhe Roberto Baggio, veçanërisht stilin e Pirlos.

The post “Milan, tani jam 100%. Allegrin vetëm mund ta dëgjosh, duam Champions” appeared first on Telesport.